
Sot ka pasur shkëmbim zjarri mes Izraelit dhe Hezollahut, mes viktimave dhe një paqeruajtës i OKB...
Konflikti në Lindjen e Mesme po ashpërsohet nga dita në ditë. Sulmi paralajmërues i Iranit pak ditë më parë vetëm sa e ka acaruar situatën, pasi palët po provokojnë vazhdimisht njëra-tjetrën.
Prej ditësh po aludohet se Izraeli do të kundërpërgjigjet ndaj Iranit, duke shënjestruar bazat bërthamore. Por teksa të gjithë prisnin një sulm raketor, duket se sulmi ka nisur në aspektin kibernetik. Irani pretendon se hakerët izraelitët kanë kryer sulme të vazhdueshme me objekt rezervat nukleare.
Ish-sekretari i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Virtuale Abolhassan Firouzabadi citohet të ketë thënë: “Shuma e sulmeve të rënda kibernetike, që kanë ndodhur në tre degët e qeverisë, gjyqësorin dhe parlamentin, si dhe në industrinë bërthamore, nuk janë hasur kurrë më parë. Një sasi e madhe informacioni u vodh gjatë sulmeve”. Ndër objektivat, Firouzabadi tha se janë edhe rrjetet e shpërndarjes dhe transportit të karburantit, bashkitë dhe portet. Por ky sulm mund t'i paraprijë dhe një agresioni ushtarak dhe kjo do t'i vinte flakën Lindjes së Mesme.

Ndërkohë sot ka pasur shkëmbim zjarri mes Izraelit dhe Hezollahut. Hezbollahu njoftoi se goditi me raketa një bazë ushtarake izraelite të shtunën, ndërkohë që forcat izraelite luftonin kundër militantëve në Liban dhe Gazë në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, festën e Yom Kippurit.
Sirenat e sulmit ajror kanë rënë vazhdimisht në të gjithë Izraelin verior gjatë gjithë ditës, duke filluar nga orët e para të mëngjesit.
Në kohën prej 10 minutash, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se rreth 30 raketa u identifikuan nga Libani. Deri në orën 15:00 me orën lokale, IDF tha se rreth 40 raketa u lëshuan nga Hezbollahu në veri të Izraelit.
Ushtria izraelite ka njoftuar se në dy ditët e fundit, Hezbollah lëshoi 320 raketa dhe drone janë hedhur në drejtim të Izraelit nga Libani jugor

Por ndërsa vendi vazhdon të jetë në luftë kundër Hezbollahut dhe Hamasit, forcat izraelite mbeten të angazhuara në luftime në kufijtë veriorë dhe jugorë, mes kritikave të shumta për plagosjen e katër paqeruajtësve të OKB-së në Liban. Në incidentin e dytë brenda dy ditëve, u plagosën dy paqeruajtës nga Sri Lanka. Ushtria izraelite tha se reagoi ndaj një kërcënimi të menjëhershëm nga një vendndodhje në afërsi të forcave paqeruajtëse.

Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se sulmet e sotme izraelite në dy fshatra, njëri në veri të Bejrutit dhe tjetri në jug të kryeqytetit, vranë të paktën nëntë persona. Në një "sulm armik izraelit në Maaysra", një fshat me shumicë islamike shiite në një zonë malore me shumicë të krishterë në veri të Bejrutit, "pesë persona vdiqën dhe 14 të tjerë u plagosën", tha ministria në një deklaratë teksa shtoi se "katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën" në një tjetër sulm armik izraelit në Barja, në lagjen Shouf, në jug të kryeqytetit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje