TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2024, 16:30

“Jemi në rrugën e vetëshkatërrimit”, fituesit e Nobelit për Paqen japin alarmin se po afron Lufta Bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
“Jemi në rrugën e vetëshkatërrimit”, fituesit e
Shigemitsu Tanaka, Sekretar i Përgjithshëm i "Nihon Hidankyo" që mori sivjet Nobelin e Paqes

"Ne e dimë tmerrin e armëve bërthamore, sepse e dimë se çfarë ndodhi në Hiroshima"...

Konfliktet që shpërthejnë në mbarë botën, përfshirë Gazën, po rrisin mundësinë e një lufte bërthamore.

Ky është paralajmërimi që ka ardhur nga liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike në Japoni, që janë shpërblyer këtë vit me Çmimin Nobel për Paqe.

Shigemitsu Tanaka, një i mbijetuar i bombardimit të Nagasakit të vitit 1945 dhe bashkë-udhëheqës i grupit, tha se “situata ndërkombëtare po përkeqësohet në mënyrë progresive dhe tani po zhvillohen luftëra, ndërsa vendet kërcënojnë përdorimin e armëve bërthamore”.

Kam frikë se ne si njerëz jemi në rrugën e vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta ndaluar këtë është shfuqizimi i bërthamës”, u tha gazetarëve ai.

“Jemi në rrugën e vetëshkatërrimit”, fituesit e

Nagasaki ishte qyteti i dytë japonez që u godit nga një bombë bërthamore amerikane më 9 gusht 1945, duke vrarë të paktën 74,000 njerëz. Tre ditë më parë, bombardimet amerikane të Hiroshimës kishin vrarë 140,000 njerëz.

Banorët e Hiroshimës thanë të shtunën se shpresonin që bota të mos i harronte kurrë bombardimet e vitit 1945– tani më shumë se kurrë.

“Jemi në rrugën e vetëshkatërrimit”, fituesit e

Susumu Ogawa, 84 vjeç, ishte pesë vjeç kur bomba asgjësoi Hiroshimën 79 vjet më parë, dhe shumë nga anëtarët e familjes së tij ishin në mesin e dhjetëra mijëra të vrarëve.

Nëna ime, tezja ime, gjyshi dhe gjyshja ime vdiqën të gjithë”, tha Ogawa për agjencinë e lajmeve AFP.

"Të gjitha armët bërthamore në botë duhet të braktisen. Ne e dimë tmerrin e armëve bërthamore, sepse e dimë se çfarë ndodhi në Hiroshima", tha Ogawa.

Ajo që po ndodh tani në Lindjen e Mesme, me luftërat e Izraelit në Gaza dhe Liban dhe përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, e trishton atë.

Presidenti rus Vladimir Putin sinjalizoi në shtator se Moska do të konsideronte përgjigjen me armë bërthamore nëse SHBA dhe aleatët e saj lejojnë Ukrainën të godasë thellë brenda Rusisë me raketa perëndimore me rreze të gjatë.

Pse njerëzit luftojnë me njëri-tjetrin?… Lëndimi i njëri-tjetrit nuk do të sjellë asgjë të mirë”, tha Ogawa.

Të shtunën, demonstruesit japonezë u mblodhën në mbështetje të palestinezëve në Gaza, në Kupolën e ruajtur të Bombës Atomike në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima.

Toshiyuki Mimaki, bashkë-shefi i grupit dhe një i mbijetuar i bombardimeve në Hiroshima, tha të premten se situata për fëmijët në Gaza është e ngjashme me atë të Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në Gaza, fëmijët e gjakosur po mbahen në krahë nga prindërit e tyre. Është si në Japoni 80 vjet më parë”, tha Mimaki në një konferencë shtypi në Tokio.

Duke vizituar memorialin e Hiroshimës, Kiyoharu Bajo, 69 vjeç, tha se shpresonte se çmimi Nobel do të ndihmonte "për përhapjen e mëtejshme të përvojave të të mbijetuarve të bombës atomike në mbarë botën" dhe do të bindte të tjerët ta vizitonin.

Kam lindur 10 vjet pasi u hodh bomba atomike, kështu që kishte shumë të mbijetuar nga bomba atomike rreth meje. E ndjeva incidentin si diçka të njohur për mua. Por për të ardhmen, do të jetë një problem", tha ai. /Përshtati “Pamfleti” nga “Al Jazera”

Lini një Përgjigje