TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2024, 15:25

Ushtria izraelite detyron të evakuohen banorët e 22 fshatrave në Liban

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria izraelite detyron të evakuohen banorët e 22 fshatrave në

Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e 22 fshatrave jugore të Libanit që të evakuohen menjëherë.

Njerëzit janë nxitur të lëvizin në veri të lumit Aëali.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee tha se ushtria "nuk kërkon të dëmtojë" civilët dhe po ndërmerrte veprime kundër grupit militant Hezbollah. 

"Për sigurinë tuaj, ju duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja. Kushdo që ndodhet pranë elementëve, objekteve ose armëve të Hezbollahut është duke vënë jetën e tij në rrezik," shtoi ai.

Ai tha se njerëzve u ndalohej të shkonin në jug, duke paralajmëruar banorët se një gjë e tillë "paraqet një rrezik" për jetën e tyre.

Më herët këtë mëngjes, urdhra evakuimi u dhanë edhe për njerëzit në Gazën veriore, ku forcat izraelite thonë se kanë luftuar një grup tjetër militant të mbështetur nga Irani, Hamasi.

 

Lini një Përgjigje