
Forcat e armatosura ukrainase kanë tentuar në mëngjesin e sotëm të sulmojnë me 5 dronë një anije patrullimi "Sergey Kotov" të flotës ruse në Detin e Zi.
Këtë gjë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes Ruse në një deklaratë.
“Përpjekja u zmbraps dhe dronët u shkatërruan nga zjarri nga armët normale në bord”, tha Ministria e Mbrojtjes ruse, siç raportohet nga agjencia Tass.
Rusia nisi një tjetër sulm me dron në rajonin Ismail, Odessa mbrëmjen e djeshme, duke plagosur gjashtë civilë, duke dëmtuar portin dhe infrastrukturën civile.
Lajmin e bën të ditur media ukrainase Kyiv Independent. Që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit me Ukrainën, sulmet e saj në portet e Ukrainës kanë dëmtuar ose shkatërruar pjesërisht 105 infrastruktura portuale.
Lini një Përgjigje