TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2026, 15:46

Përplasje e ashpër Turqi–Greqi, tensione për bashkëpunimet me Izraelin

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje e ashpër Turqi–Greqi, tensione për
Foto ilustruese

Deklaratat e ministrit turk Hakan Fidan për Izraelin dhe Qipron nxisin reagim të ashpër nga Athina...

Një përplasje e re është shënuar mes Turqisë dhe Greqisë, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili kritikoi hapur bashkëpunimet rajonale ku përfshihen Greqia, Qiproja dhe Izraeli.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe strukturat rajonale të bashkëpunimit, Fidan u shpreh se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitet. “Këto rrisin tensionet në vend që t’i ulin. Bashkëpunimi i tyre nuk sjell më shumë besim, por më shumë mosbesim. Sjell më shumë probleme dhe luftë”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu kritika ndaj rolit të Izraelit në rajon, duke deklaruar: “Shohim se Izraeli mund të përpiqet të karakterizojë Turqinë si kundërshtarin e ri, pas Iranit, pasi nuk mund të mbijetojë pa një armik”.

Në të njëjtën linjë, ministri turk bëri thirrje për një arkitekturë më të gjerë sigurie në rajon, të bazuar në respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial.

Pas këtyre deklaratave, reagimi i Athinës ishte i menjëhershëm dhe me tone të forta. Ministria e Jashtme greke theksoi rolin e saj në ruajtjen e stabilitetit dhe hodhi poshtë akuzat e Ankarasë.

Greqia, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s dhe anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka dëshmuar se punon në mënyrë të vazhdueshme dhe me përkushtim për stabilitetin, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe paqen”, tha Ministria e Jashtme.

Më tej, Athina sqaroi natyrën e bashkëpunimeve rajonale: “Si bashkëpunimi dypalësh mes Greqisë dhe Izraelit, ashtu edhe ai trepalësh mes Greqisë, Republikës së Qipros dhe Izraelit [...] kanë qëllim paqësor dhe nuk drejtohen kundër palëve të treta”.

Në përfundim, Ministria e Jashtme greke theksoi pavarësinë në vendimmarrje dhe refuzoi çdo ndërhyrje të jashtme.
Greqia e formëson politikën e saj të jashtme në mënyrë të pavarur, nuk pranon udhëzime dhe nuk i detyrohet askujt shpjegime. Retorika alarmiste dhe përpjekjet për shtrembërim të realitetit nuk ndihmojnë, sidomos në këtë periudhë të paqëndrueshmërisë rajonale”, theksohet në deklaratë.

greqi turqi

2 Komente

  1. D
    Dino

    E verteta eshte qe shume shtete aleate te izraelit po i hedhin benzine zjarrit ne vende te ujit"...

    1. T
      Timi

      E mira e të mires me.ken shtet i fort me qa një her e me i qit në det keto dy kombësi

      Lini një Përgjigje