TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Qershor 2023, 07:48

Përplasen trenat në Indi, humbin jetën 50 persona; plagosen 300 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen trenat në Indi, humbin jetën 50 persona; plagosen 300

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Indi ku të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë plagosur, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në qarkun Balasore të Odishas.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po ofrohet për të prekurit, tha kryeministri indian Narendra Modi, raporton Reuters.

Treni Coromandel Express, i cili udhëton nga Kolkata në Chennai, pas përplasjes doli nga shinat dhe ra në shinat e kundërta, thuhet në raporte. Shumë njerëz janë ende të bllokuar.

“Po punojnë gati 50 autoambulanca, por duket se ka shumë të lënduar. Një numër i madh autobusësh janë duke u mobilizuar për të transferuar të plagosurit në spital”, shkroi në Twitter, sekretari kryesor i Odishas, Pradeep Jena.

indi trena perplasje

Lini një Përgjigje