TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2023, 21:11

“Askush të mos përdorë Iphone”, Kremlini në alarm nga përgjimet; ndalon zyrtarët të përdorin telefonat e prodhuar në Perëndim

Shkruar nga Pamfleti

“Askush të mos përdorë Iphone”, Kremlini në

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka këshilluar të gjithë zyrtarët e shteti që të kenë kujdes me telefonat e tyre smart, pasi sipas Kremlini kompanitë prodhuese bashkëpunojnë me shërbimet sekrete Perëndimore.

Të enjten, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte zbuluar, së bashku me Shërbimin Federal të Mbrojtjes (FSO), një operacion të inteligjencës amerikane që përdorte një program virusi në pajisjet mobile Apple. Vetë kompania u përgjigj duke pretenduar se nuk po bashkëpunonte me inteligjencën amerikane.

“Kur ndonjë, madje edhe kompania më e madhe e teknologjisë së lartë, thotë se refuzon të bashkëpunojë me komunitetin kombëtar të inteligjencës për arsye ideologjike, mund të nënkuptojë një nga dy gjërat: a) gënjen paturpësisht, ose b) është gati të largohet. Nuk ka mrekulli. Kjo duhet të mbahet parasysh nga pronarët e çdo telefoni inteligjent, qofshin produktet e Apple me iOS të mbyllur për të gjithë përdoruesit, ose Samsung me Android të hapur për aplikacionet e palëve të treta”, tha Medvedev në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nëse ai u beson deklaratave të Apple.

Sipas FSB, disa mijëra telefona Apple që u përkisnin si abonentëve rusë që përdornin karta SIM të regjistruara në misionet diplomatike dhe ambasadat në Rusi, duke përfshirë NATO-n dhe vendet post-sovjetike u infektuan. Sipas FSB pas infektimit kompania jep mundësi të mëdha për të kontrolluar çdo person në interes për Shtëpinë e Bardhë.

Të enjten, u raportua se Kaspersky Lab kishte zbuluar një sulm kibernetik në pajisjet mobile Apple. Disa dhjetëra iPhone të punonjësve të kompanisë u infektuan me spyware.

Zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov, duke komentuar situatën për mediat, theksoi se të gjithë punonjësve të Shtabit Presidencial u ndalohet përdorimi i iPhone për qëllime zyrtare.

rusa alarm përgjimet

Lini një Përgjigje