TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2023, 16:00

SHBA kundër një armëpushimi në Ukrainë: Do t’i jepte mundësi Rusisë që të riarmatoset

Shkruar nga Pamfleti

SHBA kundër një armëpushimi në Ukrainë: Do t’i

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se një armëpushim tani, do t'i mundësonte Vladimir Putinit që të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë nga territori ukrainas që ka marrë tashmë.

Gjatë një fjalimi sot në Helsinki, Blinken tha se një armëpushim mund të jetë vetëm pjesë e një marrëveshjeje paqeje "të drejtë dhe të qëndrueshme", e cila përfshin tërheqjen e forcave të Moskës nga Ukraina.

"Një armëpushim që thjesht ngrin linjat aktuale në vend - dhe i mundëson Putinit të konsolidojë kontrollin mbi territorin që ka kapur, dhe të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë - kjo nuk është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme", tha ai.

Blinken shtoi se kjo do të dërgonte një mesazh shqetësues për "agresorët" e tjerë në mbarë botën. AI tha gjithashtu se Moska duhet të detyrohet të paguajë kostot për rindërtimin e Ukrainës, dhe të mbahet përgjegjëse për vendimin e saj për të pushtuar.

shba ukraina riarmatosja

Lini një Përgjigje