TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2023, 20:49

Përkeqësimi i marrëdhënieve Kinë-SHBA, drejtori i CIA-s vizitë sekrete në Pekin

Shkruar nga Pamfleti

Përkeqësimi i marrëdhënieve Kinë-SHBA, drejtori i CIA-s

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) William Burns bëri një vizitë sekrete në Kinë në maj, gjatë së cilës u takua me përfaqësues të komunitetit të inteligjencës kineze.

Në një raport të publikuar nga Financial Times të premten, drejtori Burns vizitoi Pekinin muajin e kaluar, ku u takua me kolegët e tij kinezë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit përmes kanaleve të inteligjencës, thuhej në botim.  

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë dhe CIA nuk pranuan të komentojnë mbi informacionin. Sipas gazetës, vizita e Burns në Pekin tregon nivelin e shqetësimit të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për përkeqësimin e marrëdhënieve me Kinën.

Financial Times vuri në dukje se drejtori i CIA-s u bë anëtari më i lartë i administratës aktuale të Uashingtonit që vizitoi Kinën.

cia pekin vizitë

Lini një Përgjigje