TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2023, 21:35

Frika e një katastrofe bërthamore, SHBA gati për dialog pa kushte me Rusinë dhe Kinën për kontrollin e armëve

Shkruar nga Pamfleti

Frika e një katastrofe bërthamore, SHBA gati për dialog pa kushte

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, është shprehur se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për dialog për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën pa kushte paraprake.

"Ne kemi deklaruar gatishmërinë tonë për t'u angazhuar në diskutime dypalëshe për kontrollin e armëve me Rusinë dhe Kinën pa parakushte," tha ai në një takim vjetor të Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

Por theksoi se termi "pa parakushte” nuk do të thotë pa përgjegjshmëri, ai shtoi se SHBA do të mbajë ende përgjegjës fuqitë bërthamore për sjellje të pamatur.

Ne do t'i mbajmë ende kundërshtarët dhe konkurrentët tanë përgjegjës për ruajtjen e marrëveshjeve bërthamore", përfundoi Sullivan.

Kujtojmë se Rusia pak muaj më parë u tërhoq nga marrëveshja për kontrollin e armëve bërthamore, në të cilën fuqitë e mëdha i raportonin njëra-tjetrës për sasinë e kokave bërthamore aktive, sa kishin çmontuar.

Frika se Kina dhe Rusia do të vazhdojnë zgjerimin e arsenalit të tyre bërthamor, pas daljes nga marrëveshja duket se ka detyruar SHBA-në që të shtrijë dorën e bashkëpunimit pa kushte.

sullivan shba kina rusia

Lini një Përgjigje