TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2023, 15:33

Përmbytjet në Greqi, rritet bilanci i viktimave; gjenden të pajetë nënë e bir

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Greqi, rritet bilanci i viktimave; gjenden të

Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Mediet greke raportojnë se janë konfirmuar 14 të vdekur pas stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë.

Trupat e fundit që janë gjetur të pajetë janë një 88-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeç. Autoritetet greke shprehen se bilanci do të rritet ende, pasi rezultojnë dhe 3 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia Daniel.

Në zonat e përmbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. 

Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje “Daniel” mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.

përmbytjet në greqi

Lini një Përgjigje