TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2023, 14:25

Festa u kthye në tragjedi! Publikohen fotot kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksident në Itali

Shkruar nga Pamfleti
Festa u kthye në tragjedi! Publikohen fotot kush janë 4 të
Të rinjtë e aksidentuar

Në Cagliari të Italisë katër të rinj (dy djem dhe dy vajza) humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në një aksident rrugor që ndodhi pak pas orës 5 të mëngjesit.

Mediat italiane kanë publikuar fotot dhe emrat e të rinjve.

Viktimat janë Najibe Zaher 19 vjeç, Alessandro Sanna 19 vjeç, Simone Picci 20 vjeç dhe Giorgia Banchero 24 vjeç. Dy bashkëmoshatarë Alessandro Sainas dhe Manuel Incostante, të dy 19 vjeç, u transportuan në spital.

Makina e tyre teksa po ktheheshin nga festa humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat anësore të rrugës. Të rinjtë që u përfshinë në aksidentin e tmerrshëm kishin qenë në një klub nate dhe po ktheheshin në shtëpi.

“Dëgjova dy goditje shumë të forta dhe, kur dola jashtë, pashë trupat në asfalt”, tha një nga dëshmitarët e aksidentit të tmerrshëm.

Ndër shkaqet e humbjes së kontrollit të Ford Fiestes dyshohet se ishte shpejtësia, shkruna TGCom.

cagliari aksidenti me 4 viktima

Lini një Përgjigje