TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2023, 07:58

“Përgjithmonë e jotja”, partnerja kujton Silvio Berlusconin në ditëlindjen e tij: Ti ke bërë vetëm mirë!

Shkruar nga Pamfleti

“Përgjithmonë e jotja”, partnerja kujton Silvio

Marta Fascina, partnerja e fundit e Silvio Berlusconit, shprehu dashurinë e saj për manjatin e ndjerë me rastin e ditëlindjes së tij në një postim të veçantë në Instagram.

 Po të ishte ende gjallë, “Cavalieri” dje do të kishte mbushur 87 vjeç.

“Ti i ke bërë vetëm mirë Italisë dhe italianëve. U dhe dashuri, shpresë, harmoni dhe besim të pakushtëzuar. Ti më ngrohe dhe më ndriçove zemrën çdo ditë. Më dhemb që nuk mund të të jap dorën, nuk mund të të përqafoj, që nuk mund të të shikoj dhe falë shikimit që na bëri të kuptojmë njëri-tjetrin, dije me siguri se dashuria na lidh dhe do të na lidhi përjetësisht”- ka shkruar ndër të tjera deputetja e “Forza Italia”.

“Të dua, përgjithmonë e jotja Marta”, përfundon Marta Fascina në postimin e saj.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjithashtu i dedikoi një postim ish-kryeministrit të ndjerë: “Sot ishte ditëlindja e një luftëtari të madh, një miku, një aleati dhe udhëheqësi i palodhur i kombit tonë. Gëzuar ditëlindjen nga të gjithë ne, Silvio!”

Pasditen e djeshme, partia “Forza Italia” e themeluar nga manjati dhe politikani italian, i ka kushtuar një event të veçantë në Paestum të Italisë. Pak orë më parë rajoni i Milanos, Lombardia, i dha emrin Berlusconi sallës më të madhe të selisë së saj, në katin e fundit të pallatit “Pirellone”, me pamje nga kryeqyteti italian.

Në ceremoni mori pjesë Barbara Berlusconi, një nga tre vajzat e “Mister TV”, e cila shprehu se sa shumë i mungon babai i saj. “Është e kotë t’ju ​​them se sa shumë na mungon ai, mua dhe vëllezërve të mi, çdo ditë e më shumë. Por ne mbajmë në zemrat tona shembullin e tij dhe gjithçka që ai na mësoi, të cilat mund të jetojnë përgjithmonë,” tha ajo.

Lini një Përgjigje