TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2023, 07:52

Zhdukja e 5 miliarderëve, po realizohet një film për nëndetësen “Titan”

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e 5 miliarderëve, po realizohet një film për

Për tragjedinë nënujore të nëndetëses “Titan”, e cila tërhoqi vëmendjen globale pasi 5 miliarderë humbën jetën gjatë një zhytjeje do të realizohet një film i quajtur “Salvaged”.

Filmi vjen nga producenti E. Brian Dobbins, merita e fundit e të cilit ishte komedia horror The Blackening. Ai do të bashkëpunojë me MindRiot Entertainment, një kompani që po bën gjithashtu një seri dokumentare për Kyle Bingham, ish-drejtorin e misionit të OceanGate, kompania që qëndron pas nëndetëses.

“Tragjedia e Titanit të kujton katastrofën e anijes kozmike Challenger në 1986: është një tragjedi që nuk do ta harroj kurrë”, tha Justin McGregor i kompanisë.

Fatkeqësia, e cila vrau të pesë miliarderë në bordin e nëndetëses pasi anija humbi kontaktin me sipërfaqen dhe shpërtheu, u bë lajm ndërkombëtar në qershor.

Thuhet se filmi do të mbulojë periudhat para, gjatë dhe pas kërkimit pesë-ditor për nëndetësen, sipas Deadline, siç raportohet nga The Guardian.

Bashkë-skenaristi Jonathan Kesey tha se filmi do të synojë të padisë “ciklin tonë mediatik të pandërprerë, 24/7 që dënon dhe shkatërron jetët e kaq shumë njerëzve”.

“Vetëm e vërteta ka rëndësi. Dhe bota ka të drejtë të dijë të vërtetën, gjithmonë, dhe jo karremin që na futet në fyt nga ata që kërkojnë pesë minutat e tyre të famës”, tha ai.

Regjisori James Cameron, pas filmit klasik të Titanikut, fillimisht u përfol se do të bënte një film të bazuar në tragjedi, por më vonë ai postoi në Twitter se nuk do të përfshihej kurrë dhe se vetë ideja ishte “fyese”.

5 miliardere film nenedetese titan

Lini një Përgjigje