Por si duket një Luftë e Ftohtë e rindezur për ekonominë më të madhe të Evropës dhe një vend që dikur vetë ishte përgjysmuar nga Perdja e Hekurt?
Gardhet e bazës ushtarake u gjetën të prera në mënyrë misterioze. Një komplot i dyshuar për të vrarë prodhuesin kryesor të armëve në Gjermani.
Këto nuk janë histori nga një roman spiun i viteve 1960, por ngjarje të jetës reale në Gjermani, të ndodhura gjatë këtij viti. Jo për të gjitha këto ngjarje mund të fajësohet Moska, por Gjermania pret veprime nga sabotimi rus, për shkak të mbështetjes së vazhdueshme ushtarake të Berlinit për Kievin.
Ndërsa shpërthen një luftë e nxehtë midis Rusisë dhe Ukrainës, ekziston frika se Evropa është pranë një Lufte të re të Ftohtë.
"Kur mendojmë për Luftën e Ftohtë, ne mendojmë për vitet 1970 në të cilën rregullat e lojës ishin vendosur dhe pranuar", thotë Mark Galeotti, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi) dhe drejtor i Inteligjencës Mayak.
“Në një farë mënyre, ne jemi në fillimin e Luftës së Ftohtë, vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, pra një kohë shumë më të vështirë”, shton ai.
Por si duket një Luftë e Ftohtë e rindezur për ekonominë më të madhe të Evropës dhe një vend që dikur vetë ishte përgjysmuar nga Perdja e Hekurt?
Ngjarja më e madhe ndodhi muajin e kaluar kur CNN raportoi se zyrtarët amerikanë paralajmëruan Berlinin për një komplot të dyshuar rus për të vrarë shefin ekzekutiv të kompanisë më të madhe gjermane të armëve Rheinmetall. Kremlini e mohoi raportin, por ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock paralajmëroi Rusinë për "një luftë hibride agresioni". Ajo tha se u takua me CEO të Rheinmetall, Armin Papperger, në një ceremoni themelimi për një fabrikë të re municionesh në shkurt.
Vendet e NATO-s po shpenzojnë miliarda për të ri-furnizuar Ukrainën dhe për të rritur sigurinë e tyre.
Pozicioni i Armin Papperger ishte i qartë teksa qëndronte përkrah kancelarit Scholz, ministrit të mbrojtjes Boris Pistorius dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen.
Një komplot për ta vrarë atë, do të kishte shkaktuar tronditje në Perëndim. Një gabim sigurie pak kohë më pas, lejoi spiunët të përgjonin një bisedë telefonike mes zyrtarëve të lartë të forcave ajrore gjermane, e cila u transmetua me vonë në një TV rus.
Një gjeneral brigade në Luftwaffe dukej se lejonte spiunët të përgjonin telefonatën e cila supozohej të ishte e sigurt. Ngjarja mori përmasa të mëdha, ndërsa disa javë më vonë, dy shtetas gjermano-rusë u arrestuan me dyshimin se planifikonin të sabotonin objektet ushtarake amerikane në Bavari.
Annalena Baerbock takoi ambasadorin rus për të shprehur shqetësimin e saj dhe bëri me dije se “ne nuk do të lejojmë që Putini të zabtojë Gjermaninë".
Javën e kaluar, u gjetën të prera gardhet e objekteve të ujit që furnizojnë dy baza ushtarake në North Rhine-Westphalia, ndërsa shton dyshimet se dikush ka kërkuar të kontaminojë furnizimet.
Gjermania nuk është i vetmi vend evropian që është në shënjestër të akteve të dukshme të sabotimit, por ajo ka shumë baza ushtarake amerikane që u krijuan në prag të Luftës së Dytë Botërore. Mark Galeotti beson se Moska e sheh Gjermaninë si një fuqi të madhe, por "të dobët", duke menduar se mund ta vendosë nën presion.
Akti më i madh i sabotimit që ka prekur Gjermaninë në vitet e fundit ishte kur tubacionet e gazit Nord Stream, që kalonin nën Detin Baltik nga Rusia, u hodhën në erë në vitin 2022. Prej kohësh u përfol se kush e urdhëroi sulmin, ndërsa Gjermania tani ka lëshuar një urdhër arresti për një instruktor ukrainas zhytjeje.
Javën e kaluar Wall Street Journal raportoi se operacioni ishte financuar privatisht, por mbikëqyrur nga Ukraina.
Kievi hodhi poshtë raportin teksa e cilësoi si të pakuptimtë, ndërsa ekzistonte gjithmonë skepticizmi se presidenti Putin do të urdhëronte shkatërrimin e tubacioneve të gazit.
Çdo incident sabotimi nuk mund t'i atribuohet menjëherë dhe me siguri Rusisë. Në Francë, aktivistët e së majtës ekstreme u akuzuan se kishin shënjestruar rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë në prag të Lojërave Olimpike.
Gjermania ka historinë e saj, me një sërë sulmesh militante të ekstremit të majtë. Fakti që Ukraina është tani në qendër të vëmendjes për shpërthimet e Nord Stream ka nxitur kritika të reja nga politika gjermane për mbështetjen e qeverisë për Kievin.
Pra, ndërsa krahasimet e Luftës së Ftohtë rrinë pezull mbi sigurinë evropiane, politika e asaj periudhe është rinovuar edhe në Gjermani në një mënyrë të ashpër dhe të papritur.
Në një përpjekje për të forcuar sigurinë, qeveria gjermane po punon për një ligj të ri që synon të rrisë qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser thotë se duhet të ketë “masa maksimale mbrojtëse në të gjitha fushat”.
Operatorët në sektorë kritikë si energjia, transporti dhe uji do të duhet të ndjekin standardet minimale të sigurisë, sipas Aktit Umbrella Kritis. Është ligji i parë federal i këtij lloji në Gjermani, por ende nuk ka marrë miratimin përfundimtar, pavarësisht tensioneve të shtuara për luftë.
Automjetet e blinduara Marder të prodhimit gjerman thuhet se po përdoren në operacionin e befasishëm të Ukrainës brenda territorit rus. Kjo do të shënonte një tjetër tabu të politikës së jashtme gjermane që po thyhet që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.
Gjithashtu, edhe planet që SHBA-ja do t’i japë Gjermanisë raketa me rreze të gjatë veprimi.
Kur filloi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, kancelari Sholz premtoi një pikë kthese në politikën kombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Por mbështetësit dhe kritikët e qeverisë pranojnë se mbrojtja do të marrë kohë, ashtu si do të rregullojë një mentalitet kaq të ndikuar nga e kaluara e errët e Gjermanisë.
Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ka një pikëpyetje se sa kohë do t’i duhet Berlinit. Mark Galeotti thotë se nuk është vetëm rindërtimi i mbrojtjes, por përmirësimi i sigurisë kibernetike dhe përmirësimi i kundërzbulimit.
"Planifikimi i sigurisë nuk ndodh me javë apo muaj, por me vite", shprehet ai./ Përshtati "Pamfleti", Nga: "BBC".
Lini një Përgjigje