Vijojnë çmenduritë e Elon Musk. Miliarderi i ka dhuruar një SUV të blinduar dhe pajisur me një mitraloz në çati, liderit çeçen Ramzam Kadyrov.
Në një videon të publikuar, shohim Kadyrovin në timonin e mjetit monstruoz duke bërë një xhiro të shkurtër rreth një ndërtese dhe më pas ndalet dhe vendoset me një vështrim të kënaqur pas mitralozit me një shirit plumbash të mbështjellë rreth qafës së tij. Arma duhet të ishte montuar pas dorëzimit të automjetit. "Unë i shpreh falënderimet e mia Elon Musk, ai është padyshim gjeniu kryesor i kohës sonë, një specialist, një njeri i madh", komenton shkurt lideri i republikës Kaukaziane.
Automjeti së shpejti do të shfaqet në fushat e betejës në kufirin me Ukrainën, siç deklaroi vetë Kadyrov: "Ky kamion kibernetik është plot cilësi dhe do të dërgohet në zonën e operacionit special ushtarak". Në shenjë mirënjohjeje, Kadyrov e ftoi Musk-un ta vizitonte në Grozny, kryeqyteti çeçen.
Lini një Përgjigje