TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2023, 15:39

Pas zërave për skenar lufte, kreu i NATO-s vizitë blic në Ballkan

Shkruar nga Pamfleti
Pas zërave për skenar lufte, kreu i NATO-s vizitë blic në
Kreu i NATO

Jens Stoltenberg nga data 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor...

Një ditë pas zërave se Rusia po tenton të hapë një vatër lufte në Ballkan, është vënë menjëherë në lëvizje vetë kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky i fundit do të zhvillojë një tur takimesh në rajonin tonë, duke i dërguar mesazh Moskës se NATO nuk do të lejojë asnjë lloj konflikti.

Sipas NATO, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do t’i takojë anëtarët e Presidencës.

Ndërkaq të hënën, më 20 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.

Ai gjithashtu zot ë vizitojë kampin “Nothing Hill” të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Ndërkaq, të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd.

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët nga rajoni.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.

Një ditë më parë ishte presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se sipas burimeve inteligjente, Rusia po tenton të krijojë një tjetër vatër konflikti dhe këtë herë në Ballkan. Sipas tij, pas Lindjes së Mesme, Moska synon të dobësojë SHBA duke i hapur telashe në rajonin tonë. Duket se dhe vizita e Stoltenberg lidhet me rrezikun e shtuar rus në rajon. 

kosova lufte

Lini një Përgjigje