TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2024, 11:30

Pas SHBA-së, droga super e fuqishme Fentanil pritet të pushtojë Evropën

Shkruar nga Maurizio Guaitoli

 

Pas SHBA-së, droga super e fuqishme Fentanil pritet të pushtojë
Fentanyl /

 Nga pikëpamja gjeopolitike, përhapja e kësaj droge sintetike nxit një seri të tërë hamendjesh konspirative, të cilat nuk janë saktësisht të pabaza. Në fakt Pekini, është i vetmi shtet që inkurajon eksportin e përbërësve bazë për prodhimin e tij, veçanërisht në Meksikë dhe Amerikën e Jugut...

Kush ka frikë nga fentanili? Siç dihet, kjo drogë sintetike vdekjeprurëse, është një zëvendësues sintetik i heroinës. Por ai është 30 herë më i fuqishëm, edhe pse efektet e saj në kohë janë më të shkurtra se heroina

Në këtë moment historik, Evropa i ka të gjitha arsyet që t’i frikësohet përhapjes masive të saj, duke qenë se presidenti amerikan Joe Biden e ka parë tashmë tragjedinë që po ndodh në vendin e tij, ku çdo vit regjistrohen më shumë se 100 mijë të vdekur nga mbidozat.

Për këtë arsye, gjëja e parë që presidenti amerikan i kërkoi kohët e fundit homologut të tij kinez Xi Jinping, ishte të kufizonte sa më shumë eksportet kineze jashtë vendit (sidomos në Amerikën Latine dhe Meksikë) të dhjetëra tonëve përbërës aktivë për prodhimin e drogës vdekjeprurëse, të zbuluar në vitet 1960 nga një kimist belg.

Nëse kjo ndodh realisht, atëherë zyrtarët evropianë kundër drogës, presin një devijim të madh të dërgesave të fentanilit në kontinentin tonë. Rrethanat rëndohen ndër të tjera nga fakti se në tregun evropian, ka një mungesë progresive të heroinës afgane, për shkak të politikave kufizuese të miratuara së fundmi nga qeveria e drejtuar nga talebanët.

Avantazhi i padiskutueshëm i fentanilit bazohet tek mënyra shumë e thjeshtë e prodhimit dhe transportimit. Në dallim nga heroina dhe kokaina, të cilat duke qenë substanca natyrale, përftohen përkatësisht nga distilimi i luleve të lulëkuqes dhe i gjetheve të kokës.

Këto të fundit, janë aktivitete me rrezikshmëri të lartë për trafikantët e drogës, pasi kërkojnë një prodhim me disa procese përpunimi si dhe rrjete kontrabande komplekse. Megjithatë, pasi ka ndodhur ndryshimi, dhe me braktisjen e llojeve të tjera të opioideve në favor të fentanilit, ky tranzicion po rezulton të jetë i pakthyeshëm.

Mbi të gjitha kjo për shkak të marzheve të mëdha të fitimit që rrjedhin prej tij për krimin e organizuar. Në fakt në tregun ilegal, 1 kg fentanil gjeneron fitime prej 1 milion dollarësh, pra shumë tepër sesa mund të fitohet me droga të tjera.

Nga pikëpamja gjeopolitike, përhapja e kësaj droge sintetike nxit një seri të tërë hamendjesh konspirative, të cilat nuk janë saktësisht të pabaza. Në fakt Pekini, është i vetmi shtet që inkurajon eksportin e përbërësve bazë për prodhimin e tij, veçanërisht në Meksikë dhe Amerikën e Jugut.

Nga këtu, i shndërruar në pilula nga kartelet meksikane të narko-trafikut, ai vërshon në tregun e madh amerikan. Dhe duke qenë se të dy vendet fqinjë me njëra-tjetrën mbajnë këtë vit zgjedhjet presidenciale, pasardhësi i presidentit aktual të Meksikës Andrés Manuel López Obrador duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë një narko-shtet i rrezikshëm apo një aleat besnik i SHBA-së dhe kryeqendrave të saj të mëdha industriale, gati për të zhvendosur në Meksikë industritë e tyre si një alternativë ndaj Kinës.

Dhe për të ndryshuar këtë tendencë, nuk do të mjaftojë që Pekini të ankohet se faji për importin e paligjshëm të tonelatave të fentanilit është i konsumatorëve amerikanë, dhe midis rreshtave (gjë që është gjithashtu e pranueshme) edhe i degradimit moral të Perëndimit, që nuk di ose nuk dëshiron të miratojë politika të rrepta ndëshkuese ndaj atyre që përdorin drogë.

Në këtë aspekt, sistemet totalitare janë shumë më të avantazhuara, pasi nuk janë të detyruara të reagojnë në varësi të reagimit të opinionit publik brenda vendit. Natyrisht, në SHBA plaga sociale që ka krijuar droga fentanil, sidomos vitet e fundit, ka pasoja të drejtpërdrejta politike në zgjedhjet presidenciale të fundit të këtij vitit.

Sepse edhe qytetet e vogla janë prekur nga kjo drogë e fuqishme, dhe mijëra të rinj amerikanë po vdesin më shumë nga mbidoza e fentanilit sesa nga aksidentet rrugore. Tani, kërkimi i mbështetjes së Xi Jinping për të frenuar këtë emergjencë, nënkupton se Shtetet e Bashkuara do t’i kenë paraprakisht ‘duart e lidhura’, në rast se Kina e rrit presionin ndaj Tajvanit për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme të Taipeit.

Dhe sado e çuditshme që mund të duket, fentanili dhe kombinimet e tij me droga të tjera sintetike, mund të jenë gjithashtu një armë lufte. Për shembull në vitin 2002, ushtarët rusë përdorën me urdhër të Vladimir Putinit një aerosol me bazë fentanilin për të neutralizuar terroristët çeçenë që kishin marrë peng qindra njerëz.

Megjithatë, ata shkaktuan edhe 130 viktima në civilë. Përdorimi i aerosolëve të këtij lloji, shfrytëzon një boshllëk ligjor, duke qenë se ai ka avantazhin se nuk është një agjent nervor, përdorimi i të cilëve është i ndaluar sipas konventave ndërkombëtare, megjithatë ka një efekt të padyshimtë mbi sistemin nervor qendror (trurin e njeriut).

Fatmirësisht sot ka entitete ndërkombëtare si Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilat po e denoncojnë përdorimin në luftë të aerosoleve me bazë fentanilin dhe kërkojnë ndalimin e tyre, gjë që kuptueshëm kundërshtohet nga vende si Irani, Rusia, Siria, Kina dhe Koreja e Veriut.

Këto 5 shtete diktatoriale, futen në një klasifikim të veçantë nga Pentagoni, i cili i përcakton ato përkatësisht si “një kërcënim në rritje” (Kinën), “një rrezik të lartë” (Rusinë), “një kërcënim të afërt” (Korenë e Veriut) dhe “ një rrezik serioz “ Iranin, që me sa duket po ndjek strategjinë e tij të përdorimit të dyfishtë të aerosolëve të CNS për qëllime lufte.

Ky i fundit, i llojit të përdorur nga rusët në vitin 2002, u përdor së fundi në vitin 2019 nga milicitë shiite në Irak për të shtypur protestat anti-iraniane. Në rast se është e vërtetë se Siria i ka çmontuar fabrikat e saj të armëve kimike nën mbikëqyrjen e Rusisë, është fakt se Damasku ka ende njohuritë dhe është në gjendje të prodhojë aerosole të derivateve të fentanilit CNS në një kohë shumë të shkurtër.

Ajo mund t’i vërë ato në dispozicion të milicive të Hezbollahut në Liban, duke i kaluar ato përmes kufirit iranian. Edhe pse tani për tani Teherani e ka lënë në plan të dytë zhvillimin e armës bërthamore, ai megjithatë ka shtuar kërkimet e tij mbi armët kimike me synim përdorimin e tyre në frontet e betejës. Në këto kushte, e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt nëse këto armë do t’i kalojnë Hamasit?/Përshtati Pamfleti nga “Opinione.it”

fentanil usa evropa rrezikshmëria

Lini një Përgjigje