
Një rrjedhje uji në fund të nëntorit ka dëmtuar disa qindra vepra në departamentin egjiptian të Luvrit.
Lajmin e bëri të ditur muzeu i Parisit dotën e sotme, disa javë pas vjedhjes së bizhuterive e cila ngriti shqetësime mbi infrastrukturën dhe sigurinë e Luvrit.
Zëvendës administratori i muzeut, Francis Steinbock tha se rrjedhja e ujit u zbulua më 26 nëntor dhe janë dëmtuar deri në 400 vepra.
Mes tyre ka edhe revista egjiptologjike dhe dokumentacion shkencor të cilat janë përdorur nga studiuesit.
“Midis 300 dhe 400 librave” u prekën nga rrjedhja, shpjegoi Francis Steinbock, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i muzeut, duke shtuar se ato ishin “revista egjiptologjike” dhe “dokumentacion shkencor” i përdorur nga studiuesit.
Këta libra të lidhur datojnë nga fundi i shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të.
“Asnjë libër me vlerë kulturore nuk u prek”, theksoi ai, duke sqaruar se “deri më tani nuk kemi humbje të pariparueshme dhe përfundimtare në këto koleksione”. Këto janë “dokumente jashtëzakonisht të dobishme dhe që lexohen shumë shpesh”. “Ato do të thahen, do të dërgohen në një libërlidhës për riparim dhe më pas do të kthehen në raftet”, shtoi Francis Steinbock.
Incidenti vjen pas një vjedhjeje në tetor, ku një bandë me katër persona bastisi muzeun e artit më të vizituar në botë në mes të ditës, duke vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë në vetëm shtatë minuta para se të arratiseshin.
Kjo çoi në një debat mbi infrastrukturën e vjetër të muzeut.
Lini një Përgjigje