TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 19:16

Parisi kërkon sqarime: Ç'punë ka Komisioni Evropian në takimin e Trump?

Shkruar nga Pamfleti
Parisi kërkon sqarime: Ç'punë ka Komisioni Evropian
Takimi i Bordit të Paqes

Franca shprehu habi për pjesëmarrjen e një zyrtari të Komisionit Evropian në takimin e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump në Uashington, i njohur si “Bordi i Paqes”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, Pascal Confavreux, deklaroi se Komisioni Evropian nuk ka mandat nga Këshilli Evropian për të përfaqësuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në këtë takim.

Sa i përket Komisionit Evropian dhe pjesëmarrjes së tij, në fakt jemi të befasuar, sepse ai nuk ka mandat nga Këshilli për të shkuar dhe për të marrë pjesë”, u shpreh Confavreux para gazetarëve.

Ai shtoi se, sipas qëndrimit të Parisit, “Bordi i Paqes” duhet ta riorientojë fokusin drejt Gazës, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Confavreux theksoi se Franca nuk do të marrë pjesë në takimin e Trump deri në sqarimin e paqartësive lidhur me rolin dhe mandatin e Komisionit Evropian.

bordi i paqes france

Lini një Përgjigje