
Kandidatura e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në zgjedhjet e 2024 po shqetëson Kievin.
Nëse ai zgjidhet Michel do të hyjë në Parlamentin Evropian në mes të korrikut dhe liderët e BE-së do të duhet të emërojnë shpejt një pasardhës për pozicionin e tij vakant në Këshill.
Meqenëse Hungaria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit në korrik, nëse anëtarët e BE-së nuk bien dakord shpejt për një kandidat, kryeministri hungarez Viktor Orban mund të marrë rolin e Presidentit të Këshillit, raporton Kyiv Independent.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor.
Është hera e parë që një president i Këshillit do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare europiane. Ndërsa vendimi i Michel është ligjërisht i favorshëm, vendos presion mbi liderët europianë.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët europianë janë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe më pas sërish në 27-28 qershor.
Lini një Përgjigje