TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2024, 09:47

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, rrëzohen pemët dhe ndërpritet energjia elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, rrëzohen pemët dhe

Probleme të rënda ka shkaktuar dje moti i keq që goditi Greqinë, ndërsa pak pas mesnate një stuhi e papritur e shoqëruar me breshër ka “goditur” edhe Atikën.

Brenda pak minutash rrugët u kthyen në lumenj zndërsa zjarrfikësit morën thirrje pas rrëzimit të pemëve.

Ata gjithashtu morën dhjetëra thirrje për lirimin e qytetarëve nga  ashensorët për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, rrëzohen pemët dhe

Goditjen më të madhe e kanë marrë periferia veriore, ndërsa në Filothei edhe pema e Krishtlindjes ka rënë nga era.

Më parë ishte dhënë një mesazh, për të shmangur lëvizjet e panevojshme, në Greqinë Perëndimore dhe konkretisht  për banorët e  Epirit, Aitoloakarnanisë, Ilisë,  kaisë dhe Ishujve Jon, duke i paralajmëruar ata për stuhi të forta.

Në të njëjtën kohë, policia kishte vënë në fuqi ndalimin  e qarkullimit të motorave dhe kamionëve në urën Rio-Antirio.

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, rrëzohen pemët dhe

Lini një Përgjigje