TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 08:01

Parada ushtarake e Kinës, Trump mesazh Xi, Putin e Kim: Po komplotoni kundër SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Parada ushtarake e Kinës, Trump mesazh Xi, Putin e Kim: Po komplotoni

Presidenti i SHBA-së Donald Trump akuzoi Kinën, Korenë e Veriut dhe Rusinë për komplot kundër SHBA-së. Reagimi i Trump erdhi ndërsa në Pekin po mbahej parada ushtarake që shënoi 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Trump shkroi në Truth Social një mesazh drejtuar Presidentit Xi: "Jepni përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putin dhe Kim Jong Un ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Kina mbajti një paradë ushtarake me mijëra ushtarë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin, morën pjesë në këtë ngjarje. Ishte hera e parë që Putin, Kim dhe Xi u shfaqën së bashku në publik.

Mijëra ushtarë, tanke dhe raketa u prezantuan brenda një ore, ndërsa Presidenti dhe kreu i Partisë Xi Jinping inspektoi shfaqjen, ku morën pjesë më shumë se 10,000 ushtarë, qindra automjete dhe avionë. Xi bëri thirrje për paqe dhe paralajmëroi për rreziqe të reja. "Sot, njerëzimi përballet përsëri me zgjedhjen midis paqes dhe luftës, dialogut dhe përballjes, fitores për të dyja palët dhe shumës zero", tha ai, sipas AFP . Shfaqja propagandistike u zhvillua në qendër të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje