TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2025, 22:58

Paqe me Rusinë? Zelensky propozon pesë vende për takimin me Putinin

Shkruar nga Pamfleti

Paqe me Rusinë? Zelensky propozon pesë vende për takimin me

Ndërsa presidenti amerikan është shprehur me rezerva lidhur me mundësinë e mbajtjes së një takimi mes Ukrainës dhe Rusisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur pesë vendet që, sipas tij, mund të shërbejnë si vendtakime të mundshme për zhvillimin e bisedimeve, raporton Sky News.

Pas samitit të fundit në Uashington, Ukraina dhe aleatët e saj kanë shtuar përpjekjet për të organizuar një takim me Rusinë, por Moska vazhdon të kundërshtojë.

Në mes të spekulimeve të shumta për vendndodhjen e mundshme të takimit, duke pasur parasysh se ndaj presidentit rus Vladimir Putin është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm, ka përmendur pesë vende si opsione të mundshme: Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin dhe Zvicrën.

Zelensky shtoi gjithashtu se këshilltari i tij i lartë, Andrii Yermak, ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara ku po zhvillon takime me të dërguarin special amerikan, Steve Witkoff. Ndërkohë, vetë presidenti ukrainas ka planifikuar të udhëtojë drejt Evropës gjatë javës për takime të tjera diplomatike.

Lini një Përgjigje