TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2025, 20:53

Ekzekutimi i ish-kreut të parlamentit ukrainas, reagon Zelensky: Krim i tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i ish-kreut të parlamentit ukrainas, reagon Zelensky: Krim i

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me ekzekutimin e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy, i cili u qëllua për vdekje në qytetin perëndimor të Lvivit gjatë kësaj jave.

Zelensky thotë se vrasja e politikanit të njohur Andriy Parubiy, është një akt i përgatitur me kujdes. Zelensky shkroi se policia po punon për të zbardhur plotësisht krimin dhe po jep informacion të përditësuar për zhvillimet.

“Fatkeqësisht, ky krim është organizuar me shumë kujdes, por po bëhen të gjitha përpjekjet për të zbuluar autorët dhe për të siguruar drejtësi”, tha ai.

Zelensky shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për familjen e Parubiy, i cili humbi jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Kjo ngjarje ka tronditur sigurinë e Ukrainës, veçanërisht në një kohë lufte, ku politikanët dhe figura të njohura janë shpesh objektiv i sulmeve të ndryshme.

Lini një Përgjigje