
Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se aleatët e Ukrainës duhet të sigurohen që Rusia të mos vazhdojë më luftën dhe të mos ketë një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.
Në një deklaratë të bërë së fundmi, Merz tha se lufta do të ndalet vetëm kur Rusia të mos jetë më në gjendje ta vazhdojë për arsye ekonomike dhe ushtarake.
“Po flasim për një përpjekje të dështuar diplomatike, ku çdo tentativë për të gjetur një zgjidhje paqësore është shoqëruar me një qasje më agresive nga regjimi në Moskë”, u shpreh Merz.
Ai shtoi se Rusia do të ndalojë agresionin vetëm kur të mos ketë mundësi të vazhdojë luftën, për shkak të pasojave ekonomike dhe ushtarake.
Sipas Merz, kjo luftë nuk do të ndalet derisa të arrihet një konsensus mes aleatëve perëndimorë që të sigurohet fundi i kapacitetit të Rusisë për të zhvilluar operacione luftarake, një çështje që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi për sigurinë globale.
Lini një Përgjigje