
Veprimi i policisë Spanjolle ndaj varkës së emigrantëve ka ‘tmerruar’ botën. Gjatë një operacioni për të ndaluar emigrantët, Garda Civile e Spanjës ka përplasur me gomone emigrantët, duke bërë që të gjithë të përfundojnë në det të hapur.
Ky moment është xhiruar dhe videoja është bërë virale.
Ngjarja ka ndodhur pranë plazhit Horcas Coloradas të dielën në Melilla të Spanjës. Autoritetet spanjolle i kanë kërkuar emigrantëve që të ndalojnë, por urdhri është refuzuar. Më pas, gomonia kalon mbi majën e varkës duke e mbytur atë.
Televizioni spanjoll, RTVE Noticias, raporton se emigrantët ishin nisur nga Maroku në Melilla, enklavë spanjolle dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar nga kjo ngjarje.
Një organizatë në Marok ka reaguar dhe ka kërkuar të nisë menjëherë një hetim për ngjarjen, por qeveria në Melilla ka thënë se Garda Civile ka kryer një veprim normal për të parandaluar emigrantët që të mbërrinin në breg.
Lini një Përgjigje