
Themeluesi i aplikacionit ‘Telegram’, Pavel Durov u lirua nga paraburgimi për të shkuar në gjykatë në Paris të mërkurën, pasi përfundoi afati i paraburgimit fillestar.
Një burim i njohur me çështjen penale kundër miliarderit tha për AFP, se ai mund të akuzohet zyrtarisht.
39-vjeçari me origjinë ruse u arrestua në aeroportin Le Bourget të kryeqytetit francez të shtunën, me dyshimin se nuk ka vepruar kundër përmbajtjes së paligjshme në rrjetin social Telegram me 900 milionë përdorues, akuza që vetë kompania i ka mohuar.
Pas akuzave nga Moska, presidenti francez Emmanuel Macron mohoi se arrestimi ishte i motivuar politikisht.
Lini një Përgjigje