
Zbardhet dëshmia e kapitenit të “Bayesian”, pas fundosjes së jahtit luksoz në në Palermo, ku mbetën viktima shtatë persona, përfshirë manjatin britanik Michael Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hannah.
James Catfield, tha në dëshminë e tij se ai nuk braktisi askënd dhe se bëri gjithçka që ishte e mundur për të shpëtuar të gjithë, ekuipazhin dhe pasagjerët. Ai thekson se në një moment, uji kishte pushtuar gjithçka dhe ishte e pamundur hyrja në jaht pasi po fundosej.
Prokurorët italianë janë duke hetuar kapitenin James Catfield për vrasje nga pakujdesia dhe fundosjen e jahtit por ende nuk dihet nëse do të ndiqet penalisht.
Catfield është marrë në pyetje që nga e marta nga prokurorët italianë ndërsa avokati i tij, Aldo Mordilia tha se klienti dëshironte të bashkëpunonte me autoritetet. Fundosja e Bayesian është tashmë një mister.
Lini një Përgjigje