TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2024, 08:05

Moska ngre alarmin: 12 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës, rrezik për luftë bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Moska ngre alarmin: 12 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës,

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 12 dronë ukrainas mbrëmjen e djeshme mbi dy rajone të vendit.

Tetë dronë u rrëzuan mbi territorin e rajonit të Voronezh dhe katër mbi rajonin e Rostovit.

Ndërkaq Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka ngritur alarmin bërthamor për sulmet në Kursk. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Grossi tha se në uzinë ‘ka rrezik për një luftë bërthamore’.

Ndërkohë, pas valës së re të bastisjeve të rënda nga forcat e Moskës në Ukrainë, Zelensky thekson se bisedimet e paqes me Putinin do të ishin "të pakuptimta" për momentin.

Lini një Përgjigje