TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Gusht 2024, 13:15

Sekuestrohen 7.2 ton kokainë në Oqeanin Paqësor, arrestohet 15 persona

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 7.2 ton kokainë në Oqeanin Paqësor, arrestohet 15

Policia e Meksikës ka sekuestruar 7.2 ton kokainë në Oqeanin Paqësor, ndërsa ka publikuar pamjet e dy operacioneve të zhvilluara në gjatë javës së kaluar.

Pamjet e filmuara nga helikopteri tregojnë ndjekjen e trafikantëve në mes të oqeanit pranë brigjeve meksikane, teksa po përpiqeshin të transportonin me varka të shpejtësisë së lartë kokainë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara.

Në operacionin e parë, efektivët zbuluan 5.6 tonë kokainë, të ndara në tre varka të ndryshme. Gjatë operacionit u arrestuan 15 persona dhe u sekuestrua edhe droga, sasia më e madhe e kapur nën qeverinë e presidentit Manuel Lopez Obrador.

Në operacionin e dytë, marina sekuestroi 1.6 tonë kokainë pranë qytetit bregdetar Lazaro Cardenas, në shtetin Michoacan. Më pas, publikoi disa foto në mediat sociale, pas bastisjeve, duke treguar dhjetëra pako kokainë.

Më shumë se gjysma e kokainës që gjendet në botë prodhohet në Kolumbi.

 

Lini një Përgjigje