Mediat kanë publikuar pamje nga sulmi me armë i ndodhur në një shkollë në provincën juglindore të Kahramanmaraş, në Turqi.
Në videot e shpërndara, shfaqen momentet kur nxënës të frikësuar hidhen nga dritaret e ndërtesës për t’u larguar nga rreziku dhe për t’i shpëtuar të shtënave.
Sipas raportimeve mediatike, nga sulmi kanë humbur jetën katër persona: tre nxënës dhe një mësues. Autori i dyshuar është një nxënës i klasës së tetë i së njëjtës shkollë, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë.
Ngjarja është në proces hetimi nga autoritetet përkatëse.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në shkollën e mesme “Ayser Çalık”, në lagjen Onikişubat. Raportohet se katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.
Autori, një nxënës i klasës së tetë në të njëjtën shkollë, dyshohet se hapi zjarr në dy klasa, duke shkaktuar panik dhe kaos.
Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë në shkollë i armatosur me pesë armë dhe shtatë karikatorë në çantë, të cilat dyshohet se i përkisnin babait të tij, një ish-oficer policie.
“Sulmuesi vrau veten duke qëlluar gjatë kaosit. Ai ishte një nxënës i klasës së 8-të dhe babai i tij është një ish-oficer policie. Ne besojmë se ai solli armët me vete. Ai erdhi në shkollë me 5 armë dhe 7 karikatorë“, thanë autoritetet.
Kahramanmaraş Ayser Çalık Ortaokulu’nda yaşanan silahlı saldırıda öğrenciler okul camlarından atlayarak hayatta kalmaya çalıştılar.#kahramanmaraş pic.twitter.com/5SLTcwKQig
— Sol Yumruk (@Sol_Yumrukk) April 15, 2026
Lini një Përgjigje