
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk është më i paprekshëm, kështu u shpreh ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniels, të premten mbrëma në intervistën e saj të parë që kur një juri e madhe në Manhattan ngriti aktakuzë ndaj Trumpit.
Daniels ka thënë se ajo vuri re se njerëzit po reagonin ndryshe ndaj aktakuzës sesa disa vite më parë, kur u publikuan raportet e para të shtypit për takimin e saj me Trumpin.
Juria e madhe votoi për ta paditur ish presidentin Trump pas muajsh dëgjimi të provave për një pagesë prej 130 mijë dollarë për Stormy Danielsin në ditët e fundit të fushatës së 2016-s.
Paratë synonin të blinin heshtjen e saj për marrëdhëniet seksuale që ajo thotë se kishin me Trupmin vite më parë. Trump mohoi pretendimin e Danielsit dhe avokati i tij akuzoi yllin e pornos për zhvatje.
Ajo thotë se nuk ka frikë nga ideja për t’u përballur me Trumpin në gjykatë, sepse e ka parë atë të zhveshur dhe “nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rroba”. Por ajo ndien seriozitetin e situatës dhe rrezikun e mundshëm.
Trump po përballet me një sërë çështjes gjyqësore në një periudhë tepër delikate, në një kohë kur ai pretendon të kandidojë për postin e Presidentit të SHBA-ve.
Lini një Përgjigje