TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2023, 07:19

Sulmohet në shtëpinë e tij ambasadori i BE në Sudan

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohet në shtëpinë e tij ambasadori i BE në Sudan

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan u sulmua sot brenda rezidencës së tij, tha në një postim në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Siguria e objekteve diplomatike dhe personelit është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrimi i tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Borrell nuk dha detaje të mëtejshme mbi incidentin.
Nga Uashingtoni, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha sonte se aktualisht nuk ka asnjë plan për të larguar qytetarët amerikanë nga Sudani. Megjithatë, ai u bëri thirrje amerikanëve që të monitorojnë situatën e rrjedhshme në atë vend me seriozitetin më të madh.

josep borrell. ambasadori i be në sudan

Lini një Përgjigje