TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Maj 2023, 21:46

“Nuk mbrojta dot të drejtat tuaja”, Kilicdaroglu flet pas humbjes: Lufta jonë për një Turqi demokratike vazhdon

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mbrojta dot të drejtat tuaja”, Kilicdaroglu flet pas

Kreu i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu ka mbajtur një fjalim para mediave pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë presidentit aktual Erdogan.

Ai u shpreh i zhgënjyer nga rezultati teksa shtoi se nuk mundi të mbronte të drejtën e milionave njerëzve që e votuan.

Nuk kam mundur të mbroj të drejtat tuaja. Nuk fitova ndaj një strukture të padrejtë. Nuk mund të qëndroja i qetë dhe të shikoja miliona njerëz që bëhen qytetarë të dorës së dytë. Nuk mund t’i lija të qëndronin mbi të drejtat tuaja. Që fëmijët tuaj të shkonin në shtrat të uritur. Që fermerët të mos mund të prodhonin. Unë nuk mund t’i lejoja këto gjëra”, u shpreh ai.

Ai shtoi më tej se do të “vazhdojë të luftojë” për të mbrojtur të drejtat e Turqisë, ndërsa falenderoi elektoratin e tij, duke i cilësuar si “heronjtë e vërtetë”.

turqi kiliçdaroglu fjalim

Lini një Përgjigje