
Ambasada izraelite në Suedi është sulmuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Raportohet se jashtë ambasadës izraelite në Suedi është qëlluar me armë, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Stokholm. Ambasada izraelite është rrethuar nga forca të shumta policore.
Sipas informacioneve të deritanishme nuk dihet nëse sulmi lidhet me ndonjë akt të mundshëm terrorist.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, 6 persona humbën jetën dhe 9 të tjetër u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist me armë dhe thikë në Jaffa, të Izraelit.
Ndërsa Irani ka sulmuar me qindra raketa drejt Izraelit dhe ka paralajmëruar se do të ketë një valë të dytë breshërie.
Lini një Përgjigje