
Ushtria izraelite ka njoftuar se do t’i përgjigjet sonte breshërisë me raketa të nisur nga Irani.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka deklaruar se Forcat Ajrore izraelite do të godasin fuqishëm në Lindjen e Mesme sonte.
Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe amerikane operuan në mënyrë efektive në breshërinë e raketave iraniane. Irani kreu një akt serioz sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi, shprehet zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Ai ka paralajmëruar se sulmet e sotme do të ketë pasoja të mëdha për Iranin.
Lini një Përgjigje