
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se breshëria e raketave nga sulmet e sotme ishte "vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona", pasi Izraeli sinjalizoi se mund të hakmerrej.
Presidenti Pezeshkian tha se sulmi me raketa ishte një përgjigje vendimtare ndaj agresioneve të regjimit sionist.
“Ky veprim u ndërmor në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë. Benjamin Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk është luftarak, por ai do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi.
Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, shprehet presidenti Pezeshkian.
Lini një Përgjigje