TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 20:31

Britania dhe Gjermania dënojnë ashpër sulmet e Iranit: Situata të mos përshkallëzojë!

Shkruar nga Pamfleti

Britania dhe Gjermania dënojnë ashpër sulmet e Iranit: Situata

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë dënuar ashpër sulmet iraniane ndaj Izraelit.

Mbretëria e Bashkuar "dënon plotësisht sulmet e Iranit", tha Downing Street, duke përsëritur thirrjet për de-përshkallëzimin në të gjithë rajonin.

Mësohet se këtë mbrëmje priten të tjera telefonata mes Sir Keir Starmer dhe liderëve të BE-së. Kryeministri ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu, raporton Sky News.

Kryeministri i Britanisë ka biseduar edhe me Mbretin e Jordanisë. Gjithashtu, edhe Gjermania ka dënuar lëshimin e raketave nga Irani. 

Lini një Përgjigje