TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 20:18

Izraeli njofton zyrtarisht se u sulmua me rreth 200 raketa, Irani pretendon se ka shkatërruar mbi 20 avionë F-35

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli njofton zyrtarisht se u sulmua me rreth 200 raketa, Irani pretendon se

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se Irani lëshoi ​​rreth 200 raketa në Izrael. Ushtria izraelite raportoi se "për momentin" nuk ka "kërcënime të mëtejshme" dhe izraelitët u njftuan më herët se mund të largoheshin nga strehimoret e tyre të bombave.

Më tej ai tha se disa raketa iraniane ranë në Izraelin qendror dhe jugor. “Ka pasur disa raketa në qendër dhe të tjera në jug. Në këtë fazë jemi duke e vlerësuar situatën. Nuk dimë për të lënduar”, tha ai.

Ndërsa  mediat iraniane shkruajnë se gjatë sulmit raketor të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në territorin e shtetit izraelit, u goditën më shumë se 20 avionë F-35 të Forcave Ajrore izraelite. Agjencia nuk dha detaje të tjera.

 

Lini një Përgjigje