TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Tetor 2024, 21:01

Irani paralajmëron për valë të dytë sulmesh: Do të ketë pasoja shkatërruese, Izraeli nuk do mundet të hakmerret!

Shkruar nga Pamfleti

Irani paralajmëron për valë të dytë sulmesh: Do të

Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, Ebrahim Azizi, ka deklaruar për televizionin shtetëror iranian se kjo ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Ai thotë se qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara.

Azizi shprehet se nëse Izraeli gabon sërish, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë edhe më shkatërruese.

Ai shton se sipas Iranit, Izraeli nuk do të mund të hakmerret ndaj sulmit të sotëm.

 

Lini një Përgjigje