TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2025, 18:31

Një plumb në kokë dhe një në gjoks, ekzekutimi mafioz në mes të Selanikut (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Një plumb në kokë dhe një në gjoks, ekzekutimi mafioz

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një atentat mafioz që ndodhi mesditën e së martës në Selanik.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, kur një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri dy meshkujt me origjinë turke që ndodheshin në një makinë dhe po lëviznin pranë stacionit të autobusëve ndërqytetës.

Siç raporton thestival.gr, 39-vjeçari që humbi jetën ishte pasagjeri në makinën që u qëllua dhe sipas informacioneve ka marrë dy plumba në kokë dhe gjoks.

Një plumb në kokë dhe një në gjoks, ekzekutimi mafioz

Të njëjtat informacione bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit, po ashtu turk 39-vjeçar, ka mbetur i plagosur.

Nga dëshmitë e mbledhura lidhur me atentatin dyshohet se autorët kanë përdorur një xhip të zi pa targa. Kjo makinë iu është afruar dhe i ka bllokuar rrugën automjetit ku ndodhej viktima dhe i plagosuri, duke e detyruar të ndalojë. Më pas një person ka zbritur nga xhipi i zi dhe ka nisur të qëllojë drejt tyre.

Një plumb në kokë dhe një në gjoks, ekzekutimi mafioz

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të forta policore dhe autoambulanca të EKAB-it , ndërsa në hetim po marrin pjesë edhe efektivë të Drejtorisë së Krimit të Organizuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja. Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i krimit dhe janë larguar me automjetin e tyre, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse xhipi i zi i përdorur ekskluzivisht për këtë ngjarje, të jetë braktisur apo djegur. Deri më tani nuk ka të dhëna për numrin e personave që ndodheshin në automjetin e autorëve.

Një plumb në kokë dhe një në gjoks, ekzekutimi mafioz

 

Lini një Përgjigje