TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2025, 14:26

Kuvendi ukrainas “injoron” Trumpin, nuk cakton datën e zgjedhjeve: Vetëm kur të arrihet paqja e qëndrueshme

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi ukrainas “injoron” Trumpin, nuk cakton datën e

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë për të mbajtur zgjedhjet në vend, vetëm kur të sigurohet një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme, duke hedhur poshtë kështu propozimin e presidentit të SHBA Donald Trump.

Deputeti ukrainas, Yaroslav Zhelezniak tha se vendimi u mbështet me shumicë votash nga 268 deputetë, ndërsa 12 abstenuan.

Rezoluta për mbështetjen e demokracisë në Ukrainë përballë agresionit rus, përcakton se zgjedhjet nuk mund të mbahen nën ligjin ushtarak, duke theksuar nevojën për vazhdimësi të udhëheqjes aktuale.

“Presidenti rus Vladimir Putin është i vetmi përgjegjës për dështimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira, transparente dhe demokratike në Ukrainë me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë”, thuhet në rezolutë.

Rezoluta vjen pasi Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti Presidentin Volodymyr Zelensky ”diktator” në një postim në platformën e tij “Truth Social” më 19 shkurt, duke e akuzuar atë për refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve dhe duke përsëritur pretendime të rreme për luftën në Ukrainë.

Lini një Përgjigje