TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2025, 13:18

Serbia votoi pro rezolutës së OKB-së për Ukrainën, Moska pranon “faljen” e Vuçiçit: Gabimet teknike ndodhin!

Shkruar nga Pamfleti

Serbia votoi pro rezolutës së OKB-së për Ukrainën,

Serbia votoi ditë e djeshme pro rezolutës anti-ruse për Ukrainën në OKB, në atë që presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç e quajti një gabim teknik.

Në nga ana tjetër Kremlini është shprehur se ka pranuar faljen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mbështetjen e Serbisë për rezolutën anti-ruse për Ukrainën në OKB, teksa theksoi se gabimet teknike ndodhin.

“Sigurisht, dëgjuam, sigurisht që pranuam. Sigurisht që ndodhin gabime teknike dhe, natyrisht, një reagim kaq i shpejtë i kreut të shtetit na bën shumë përshtypje”, u tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov gazetarëve.

Kujtojmë se të hënën në mbrëmje, në televizionin Happy, Vuçiç deklaroi se Serbia gaboi duke votuar për një rezolutë evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që rikonfirmonte mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial, por se duhej të kishte abstenuar.

Lini një Përgjigje