TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2024, 22:29

Nisja e bisedimeve për armëpushim në Gaza, Biden thirrje Egjiptit dhe Katarit: Ushtroni presion ndaj Hamasit për të arritur marrëveshjen!

Shkruar nga Pamfleti

Nisja e bisedimeve për armëpushim në Gaza, Biden thirrje Egjiptit

Ditën e sotme u fol për nisjen e bisedimeve mes Hamasit dhe Izraelit të cilat pritet që mbahen ktëtë fundjavë në Egjipt, për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Lidhur me këtë, presidenti amerikan Joe Biden me sa duket u ka shkruar liderëve të Egjiptit dhe Katarit, duke u bërë thirrje atyre që të bëjnë presion ndaj Hamasit për një marrëveshje pengjesh me Izraelin.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i administratës, i cili foli me agjencinë e lajmeve Reuters në kushte anonimiteti.

Kjo thirrje vjen një ditë pasi Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dyfishojë përpjekjet për të arritur një armëpushim në luftën gjashtëmujore në Gaza.

SHBA, Katari dhe Egjipti kanë kaluar javë të tëra duke u përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje në të cilën Hamasi do të lironte robërit izraelitë në këmbim të një armëpushimi gjashtëjavor, lirimin e disa të burgosurve palestinezë dhe më shumë ndihmë për Gazën.

biden

Lini një Përgjigje