TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Prill 2024, 20:42

Çahen rrugët nga tërmeti në New York, çfarë e bën atë të veçante krahasuar me të tjerët

Shkruar nga Pamfleti

Çahen rrugët nga tërmeti në New York, çfarë e

Tërmeti me magnitudë 4.8 që tronditi New Yorkun gjatë ditës së sotme shkaktoi më shumë frikë se sa dëme materiale në zonë, ndërsa ekspertët e kanë konsideruar një fenomen të rrallë.

New Yorku është një zonë që nuk njihet për aktivitet të lartë sizmik, ndërkohë që është thellësia e vogël e goditjes që shkaktoi lëkundje të forta në sipërfaqe. Raportohet se lëkudja ndodhi në një thellësi vetëm 5 kilometra.

Autoritetet nuk raportojnë të dëmtuar nga tërmeti, përveç frikës dhe disa dëmeve materiale në infrastrukturë.

Çahen rrugët nga tërmeti në New York, çfarë e

Tërmeti në New York konsiderohet i rrallë në natyrën e tij pikërisht për shkak të thellësisë së ulët.

Ekspertët bëjnë me dije se sa më e cekët të jetë epiqendra e tërmetit aq më tepër ndjehen lëkundjet në sipërfaqe dhe aq më e madhe është fuqia shkatërruese e tij. 

Lini një Përgjigje