
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Zografou, në Athinë, ku një nënë 91-vjeçare dhe vajza e saj 56-vjeçare janë gjetur të pajeta brenda një apartamenti.
Sipas mediave greke, trupat e dy grave ndodheshin në një fazë të avancuar dekompozimi dhe u zbuluan në një dhomë të mbyllur, dera e së cilës ishte e izoluar me material ndërtimi, stuko.
Rasti doli në dritë pasi të afërm të familjes iu drejtuan policisë më 26 mars, duke raportuar zhdukjen prej disa muajsh të dy grave. Ata shprehën gjithashtu shqetësimin se djali i familjes mund të ishte i përfshirë në dëmtimin e tyre.
Fillimisht, më 28 mars, policia shkoi në apartamentin e treguar nga të afërmit, por nuk arriti të hynte, pasi askush nuk hapi derën.
Të dielën, më 29 mars, djali 54-vjeçar i familjes hapi derën, por në fillim refuzoi të lejonte hyrjen e policisë. Më pas, ai u tha oficerëve se nëna dhe motra jetonin në një adresë tjetër.
Pas verifikimeve, policia konstatoi se informacioni ishte i pavërtetë dhe u rikthye në apartamentin fillestar.
Gjatë kontrollit të banesës, të gjitha ambientet rezultuan normale, me përjashtim të një dhome të mbyllur, dera e së cilës ishte e “vulosur”.
Me autorizim të prokurorisë, efektivët hynë në dhomën e mbyllur, ku gjetën trupat e pajetë të dy grave.
Djali 54-vjeçar është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njeriu,kafsha me e keqe!