
Një operacion i drejtuar nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar u zhvillua në burgun e Larisës, ku janë gjetur armë dhe lëndë narkotike, raportojnë mediat greke.
Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorëve u kryen kontrolle në qelitë, pavijonet dhe ambientet e përbashkëta të IEVP-së, ku u gjetën 18- thika të improvizuara, 3- shkopinj druri të improvizuara, 14- tehe metalike, një kaçavidë e improvizuar, 9 sende metalike të improvizuara dhe të montuara me xhama2.
Gjithashtu është gjetur një celular i thyer, kabllo karikues, kufje, një përshtatës, si dhe një orë inteligjente.
Sendet e sekuestruara do t'i dërgohen Drejtorisë së Hetimeve Penale për analiza laboratorike.

Hetuesit kanë ngritur akuza për 10 persona. Në burgun e Larisës gjithashtu vuajnë dënimin disa shqiptarë, kryesisht të dënuar për veprat e grabitjes me dhunë, por nuk dihet nëse në qelitë e tyre janë gjetur ose jo sende të paligjshme.
Lini një Përgjigje