
Në Cyclades vijojnë lëkundjet sizmike, ndërsa ekspertët grekë parashikojnë 3 skenarë.
Presidenti i OASP Efthimis Lekkas, duke folur për një media greke, thekson se skenari më i rrezikshëm është ai i një tërmeti me magnitudë më shumë se 6 të Shkallës Rihter.
“Së pari, aktiviteti sizmik duhet të vazhdojë me një intensitet të ngjashëm për javët e ardhshme deri në një muaj.
Së dyti, duhet të ndodhë një tërmet më i fortë me magnitudë 5.5 ballë. Kjo, siç vlerëson Efthimis Lekkas, nuk do të shkaktojë ndonjë dëm të madh në ishullin e Santorinit.
I treti është skenari më i keq: Ndodh një tërmet i fortë prej më shumë se 6 ballë të shkallës Rihter. Kjo është më pak e mundshme, sipas shkencëtarëve”, tha Lekkas.
Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe parashikohet të aktivizohet çarja e madhe e Cikladit.
Lini një Përgjigje