TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shkurt 2026, 08:52

Nga “Mitsotakis poshtë” te “miku im i dashur”; çfarë ndryshoi papritur mes Athinës dhe Ankarasë

Shkruar nga Pamfleti

Tre vjet më parë, marrëdhëniet greko-turke ishin në pikën më të ulët, me Rexhep Tajip Erdoganin që bërtiste vazhdimisht "Mitsotakis poshtë", tani ai i thërret shefit të qeverisë greke "miku im i dashur".

Nga “Mitsotakis poshtë” te “miku im i dashur”;
Presidenti turk Erdogan pret kryeministrin grek Mitsotakis në Ankara

Tre vjet më parë, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë kaluan një fazë të tensionuar, me përplasje në Egje dhe në kufirin e Evrosit për çështjen e migracionit, ndërsa retorika politike ishte e ashpër.

Rexhep Tajip Erdoganin që bërtiste vazhdimisht "Mitsotakis poshtë", tani ka arritur në pikën ku e quan Kyriakos Mitsotakis "miku im i dashur" dhe pritja dje në Ankara e tregoi këtë.

Presidenti turk e quajti kryeministrin Kyriakos Mitsotakis “miku im i dashur” gjatë deklaratave të përbashkëta, ndërsa në qendër të kryeqytetit turk u vendos një banderolë mirëseardhjeje për kreun e qeverisë greke.

Vizita u zhvillua në një klimë të organizuar me kujdes. Dy udhëheqësit nënshkruan deklaratë të përbashkët ku ranë dakord të ruajnë kanale komunikimi dhe mekanizma për uljen e tensioneve në të gjitha nivelet, me synimin që mosmarrëveshjet të mos kthehen në kriza. Të dy palët pranojnë se nuk synojnë ta rëndojnë më tej axhendën dypalëshe në një mjedis ndërkombëtar të paqëndrueshëm.

Sipas Protothema.gr, në takimin kokë më kokë që zgjati rreth 90 minuta, palët diskutuan të gjitha çështjet e hapura. Në tryezë u vendosën temat e Egjeut, planifikimi hapësinor detar, parqet detare, NAVTEX dhe nga pala turke çështja e SAFE. Mesazhi që doli nga takimi thekson mundësinë për të trajtuar divergjencat përmes dialogut pa prodhuar tension.

Presidenti turk përmendi se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare, duke iu referuar edhe parimeve të fqinjësisë së mirë. Në konferencën për shtyp, të dy udhëheqësit iu përmbajtën deklaratave të përgatitura dhe nuk pati pyetje nga gazetarët.

Këshilli Suprem i Bashkëpunimit u zhvillua në një klimë të balancuar. Ministrat diskutuan fusha konkrete bashkëpunimi dhe disa prej tyre ranë dakord për vizita të ndërsjella në muajt e ardhshëm. Ministri grek i Zhvillimit Takis Theodorikakos dhe ministri turk i Industrisë Mehmet Fethi Şehir planifikuan shkëmbime vizitash në Athinë dhe Ankara. Ministri i Financave Kyriakos Pierrakakis dhe homologu i tij Mehmet Şimşek diskutuan organizimin e dy forumeve biznesi në Stamboll dhe Athinë, me synimin për të çuar tregtinë dypalëshe në nivelin 10 miliardë dollarë.

Vizita u mbyll me një darkë të shtruar nga presidenti Erdogan, ku mori pjesë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe përfaqësues të biznesit nga të dy vendet. Bisedat në tryezë u fokusuan më shumë në çështje të përgjithshme dhe angazhime ndërkombëtare sesa në temat e ndjeshme të axhendës.

Takimi i radhës mes dy liderëve pritet të zhvillohet në kuadër të samitit të NATO-s më 7 dhe 8 korrik në Ankara, ku Turqia mban rolin e vendit pritës.

erdogan dhe mitsotakis takimi në ankara

Lini një Përgjigje